Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar paraditen e sotme në ambientet e jashtme të Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ku qese me ndihma për personat e prekur nga tërmeti, janë futur brenda në ministri.
Kjo është filmuar nga aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, teksa denoncojnë se një makinë me targa private, shkarkon ndihma nga një fondacioni bamirësie dhe më pas i fut ato në ambientet e brendshme të institucionit.
Polici është justifikuar se ato janë prova materiale, por aktivistja e kundërshton se provat materiale shkojnë në Drejtorinë e Policisë dhe jo në Ministri.
Krahas videove ata shkruajnë:
Kujtojmë se pak ditë më parë u arrestua dhe shefi i Komisariatit të Policisë në Rinas, i cili përvetësoi ndihmat e dhëna për banorët e prekur, duke i çuar në banesën e vjehrrës së tij.
Abuzimet me shpërndarjen e ndihmave janë një nga fenomenet më skandaloze të kësaj situate të vështirë që po kalon. Shumë raste janë denoncuar dhe janë bërë publike nga redaksia e JOQ ALBANIA.