JOQ Albania
Home

“Jam vet i shtatë, po flemë jashtë”, banorët e Fushë-Mamurrasit kërkojnë çadra për të futur kokën
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/12/2019 11:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tepër e rëndë paraqitet ditën e sotme situata në fshatin Fushë-Mamurras, ku një numër i madh banesash janë shembur apo kanë pësuar dëmtime dhe janë bërë të pabanueshme. Banorët janë lajmëruar të mos hyjnë brenda shtëpive, por ata thonë për “Fax News” se vijojnë të shkojnë në shtëpitë e tyre, pasi nuk kanë ku të rrinë.

Teksa kryeplaku i fshatit, Astrit Tafa shprehet se në terren janë grupet e verifikimit dhe po jepen ndihmat e para, tjetër gjë thonë banorët. Ky fshat ka rreth 7 mijë banorë, të cilët prej 26 nëntorit nuk po bëjnë rehat.

Disa zonja tregojnë se askush nuk u ka sjellë çadra dhe se nuk kanë ku të qëndrojnë. Edhe pse kanë kërkuar disa herë që t’ju sjellin çadra për të fjetur pranë banesave, asnjë gjë nuk kanë marrë. Madje, as bukë apo ushqime të tjera nuk u janë vënë në dispozicion.

Ato shprehen kështu:

Mua smë ka sjellë kërrkush çadra. Jemi në kushte shumnë të stresuar. As nuk kemi ngrënë. Po rrim nëpër miq. S’dimë ku me nejt. Jam vet i shtatë. Kemi fjet jashtë. Ushqim s’kam marrë asnjë lloj. Vetëm ndërresa na kanë dhënë. As çadra. Ju kam thënë më jepni çadër se më kanë rënë shtëpia. Për bukë do bëjmë hall se s’kena me dek, po për të fut kokën…”