JOQ Albania
Home

Tërmeti/ Bebe Rexha niset drejt Shqipërisë, surprizë të veçantë për fëmijët
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02/12/2019 12:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas tërmetit të fuqishëm të 6 ditëve më parë, ku humbën jetën 51 persona dhe shumë të tjerë u plagosën, një numër i madh personazhesh VIP janë solidarizuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre për personat e prekur.

Një nga to është edhe Bebe Rexha, e cila njoftoi disa ditë më parë që do të jetë në Tiranë e Durrës shumë shpjet, dhe ajo duket se e ka mbajtur premtimin e saj.

Nëpërmjet një videoje të postuar në Instagramin e saj personal këngëtarja shqiptare me fame botërore thotë se po niset së bashku me babain e saj drejt Shqipërisë.

Në video ajo shprehet:

Qëllimi im është të ndërgjegjësoj mediat botërisht. Babi dhe unë po bëhemi gati për të shkuar në aeroport."

Teksa situata është kaq delikate, këngëtarja ka menduar edhe për fëmijët duke marrë me vete një valixhe të madhe me ëmbëlsira, të vetmet gjëra me të cilat lumturohen dhe kënaqen kur i kanë.

Edhe shumë figura të famshme shqiptare kanë dhënë ndihmën e tyre në këtë katastrofë natyrore, përmendim këtu Rita Orën, Dua Lipën e shumë të tjerë.