JOQ Albania
Home

Ish-ministri i financave: Pronarëve të pallateve të shkatërruara t’u bëhet menjëherë bllokimi i llogarive
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02/12/2019 11:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë 6 ditë më parë, përveçse shumë viktimave dhe të plagosurve, ka lënë pas mijëra familje në qiell të hapur, pasi shtëpitë e tyre janë bërë “thërrime” nga lëkundja e fortë. Inspektimi i çdo godine kërkon kohë të gjatë dhe rreziku se banorët mund të futen në banesat e dëmtuara është i madh.

Të ndodhur në këtë situatë aktorë të politikës apo dhe shoqëria civile po kërkojnë mënyrat sesi do të dilet me shpejtësi nga kjo gjendje.

Arben Malaj, ish-ministër i Financave, thotë se qeveria ka një strategji jo të mirë. Sipas tij, të gjithë pronarët e pallateve të dëmtuara dhe ata që vlerësohen të pabanueshëm duhet të marrin përsipër gjithë kostot, ndërkohë që prokuroria të fillojë menjëherë nga puna. Ai shprehet se pronarëve të pallateve ndër të tjera duhet t’i bllokohen menjëherë llogaritë e biznesit dhe ato personale.

Postimi i plotë  Arben Malaj:

Deshire pozitive e qeverise por strategji jo e mire. Cdo shtepi e demtuar duhet te vleresohet vetem nga strukturat ligjore. Firmat ndertuese nuk duhet te nderhyjne ne kete proces. Pronaret te firmave ndertuese te shtepive te shkateruara dhe te demtuara rende duhet tu behet bllokimi i menjehershem i llogarive te biznesit dhe personale dhe tu blllokohet cdo shitje e kompanive apo pasurive personale te patundeshme. Strukturat e pergjegjese evidentojne shkallen e demit, pregatisin preventimin e demtimeve dhe riparimeve potenciale. Kompanite perballojne financimin e kryerjes se punimeve. Vendimet per ngrirjen e llogarive dhe te mos kryerjes se veprimeve te shitjeve te pasurive personale dhe kompanive. Kjo qe ata te mos u largohen apo fshehin burimet financiare duhet ta bej sa me pare prokuroria. Urdheri i saj eshte i detyrueshme si per bankat private por edhe noteret, hipotekat dhe cdo zyre tjeter shteterore. Veproni sa me shpejte, jo ne panik, jo duke krijuar kosto shtese per asnje , por ata qe kane fituar miliona nga keto investime vdekje prurese duhet te paguajne minimalisht kostot financiare. Ne Australi Prokurori i Pergjithshem ka detyre ligjore te verifikoj kontratat e sigurimit te prones publike me kompanite e sigurimeve per te garantuar mbrojtjen e shtetit dhe taksapaguesve te tij.