JOQ Albania
Home

Vajza i thotë Ramës: Je lali Eri. Ai i drejtohet Veliajt: Po ky plaku i Vitit të Ri është?
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02/12/2019 11:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama vijon takimet me personat e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, ku shfaqet sikur i qan hallin, por në shumicën e kohës bën batuta dhe lojëra fjalësh me ata që e kundërshtojnë.

Mbrëmjen e djeshme, Ramës i ka ndodhur një incident me një vajzë të vogël, që nuk do donte të ndodhte, aq më pak Erion Veliaj.

Vajza e vogël e ka ngatërruar kryeministrin me Veliajn.

Ajo që ka rënë në sy është se teksa Rama fliste me vajzën e vogël, i menjëhershme ka qënë reagimi i Veliajt, i cili e pyeti vogëlushen, se si mund të ngatërrojë këto gjëra.

Biseda:

Ei Rama: Më njeh ti mu, kush jam unë?

Vajza e vogël: Ti je Lali Eri…

Edi Rama: Unë jam Lali Eri?

Veliaj: Si i ngatërrove ti mi zemra e vogël këto gjëra?

Edi Rama: Nëqoftëse unë jam lali Eri ky kush ësht ky, apo ky është plaku i vitit të ri?