JOQ Albania
Home

“Më sill uratën, se Biblën e kam me vete”, porosia që Xhulia Aliaj i dha avokatit para gjyqit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02/12/2019 10:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sot në orën 12:00, në Gjykatën e Durrësit zhvillohet gjyqi ndaj studentes Xhuljana Aliaj, e cila u arrestua për përhapje paniku, pasi shpërndau në Facebook-un e saj personal një lajm të medias së Vatikanit.

Përpara seancës gjyqësore, avokati i saj, Stefan Topalli, ka ndarë në rrjetet sociale dhe një kërkesë të veçantë që Xhulja i ka bërë.

Ajo i ka thënë avokatit:

Më bjer një palë uratë se Biblën e kam me vete"

Kujtojmë se Xhulja është një besimtare e madhe e fesë katolike.

Ndër të tjera avokati shkruan:

…këto ishin një ndër porositë e Xhulja Aliajt kur vajta ta takoja(dje pasdite) si përfaqësues ligjor.
Seanca e vleftësimit të masës së sigurisë është sot në orën 12.00.
Xhulia është mirë dhe ju falenderon të gjithëve për mbështetjen. Mbrojtja është gati.”