JOQ Albania
Home

Tërmetet e “Rilindjes”/ Klosi na e thotë hapur: Po iu ofrojmë shërbim si të jeni turistë të huaj
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02/12/2019 10:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria po kalon një situatë tepër të vështirë, si pasojë e valës së tërmeteve që po trondisin vendin, ku më i madhi shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra qytetarë mbetën në qiell të happur.

Si të mos mjaftonin këto lëkundje, perlat e zyrtarëve të “Rilindjes” po godasin edhe më fort. Pas dy deklaratave të pazakonta të ish-kryetares së Bashkisë së Durrësit, ku ajo u shpreh se banorët e dëmtuar nga tërmeti nuk do qëndronin as për pushime, në ato hotele ku i ka çuar qeveria apo se ishte e kënaqur me 51 viktima, tani radha ka qënë e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosit.

Klosi, mesa duket nuk e kishte menduar se shqiptarët në hotele do të trajtoheshin më mirë se turistët e huaj, dhe këtë e shpreh hapur në rrjetin e tij social në Instagram , ku ka publikuar disa foto me banorët e prekur nga tërmeti.

Standarti i ministrit për shqiptarët gjatë pushimeve nuk qënka i njëjtë si për shqiptarët dhe të huajt, e këtë ndoshta e ka dhënë edhe si urdhër tek ata që presin turistë. Pra sipas Klosit, turistët e huaj duhet të trajtohen në hotele shumë herë më mirë sesa shqiptarët.

Ai shprehet:

…banorëve të tërmeti i ofrohet ushqim po aq i mirë sa edhe turistëve të huaj..”

Lum turistët e huaj për ministrin tonë, pasi shqitarët ndihen të privilegjuar vetëm në raste fatkeqësish, vetëm atëherë mund t’i ofrohet një shërbim i mirë.