JOQ Albania
Home

Kampi ushtarak në Kosovë mbushet me shqiptarë, janë mbi 500 persona
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 29/11/2019 17:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kampi Gjerman në Prizren ka përmbushur kapacitet e tij sa i përket strehimit të të prekurve nga tërmeti shkatërrimtar në Shqipëri,

Atualisht aty janë të vendosur mbi 500 persona të ardhur nga disa pjesë të Shqipërisë, transmeton JOQ Kosova.

Edhe Policia e Kosovës po vazhdon të jetë e pranishme në këtë kamp, që në më pak se 48 orë që kur u hap ka përmbushur kapacitetet.

Dje Haskuka ka bërë me dije se pos në kampin Gjerman edhe në Prizren nga të dhënat që kanë janë vendosur rreth 150 persona nëpër shtëpi private që kanë ofruar qytetarët për persona që janë dëmtuar nga tërmeti që goditi Shqipërinë.