Pas shkarkimit të Unai Emery, Arsenali po shqyrton mundësinë e hapjes së bisedimeve me trajnerin e Napolit, Carlo Ancelotti, për t’ia besuar atij udhëheqjen e skuadrës.
Ditën e sotme, "Topçinjtë" kanë shkarkuar Unai Emerynë, pas rezultateve të dobëta.
Freddie Ljungberg është emëruar trajner i përkohshëm te Arsenali, deri në emërimin e një pasuesi të Emery.
Sipas ‘The Telegraph’, Arsenal po konsideron mundësinë e afrimit të Carlo Ancelottit.
Ancelotti nuk po kalon momente të mira te Napoli, ku ka pasur edhe konfrontime me presidenti De Laurentis dhe largimi duket i sigurt.
Destinacioni i tij i ri mund të jetë pikërisht Londra.