Djaloshi që fitoi vëmendjen e Mourinhos: Lashë provimin e matematikës për Tottenhamin

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29.11.2019, 10:47

Djaloshi që mbledh topat ka fituar vëmendjen e të gjithëve këtë javë në Champions League, pasi ishte pikërisht ai i cili ndihmoi në golin e barazimit të Totenhemit kundër Olimpiakosit.

Londinezët ishin duke u mundur 1-2 nga helenët, ndërsa djaloshi veproi shpejt gjatë një rivënieje anësore të vendësve, duke i dhënë topin Oriesë. Mbrojtësi gjeti Lukas Mourën me rivënien e tij dhe braziliani krosoi për Kejnin, i cili barazoi shifrat e një ndeshjeje që anglezët në fund do ta fitonin 4-2 dhe do siguronin biletën në 1/8-at pas Bajernit në grupin e tyre.

Pas ndeshjes, Mou iu afrua, i dha dorën dhe e falënderoi djaloshin dhe më vonë në konferencë tha se do e kishte ftuar atë të festonte në dhomën e zhveshjes me skuadrën, por ai i ishte zhdukur.

Djaloshi u shpreh:

Është pak e pabesueshme. Nuk e besoj atë që ndodhi. As golin nuk pash. Isha i zënë të merrja topin. Ajo është detyra ime. Nuk e kisha kuptuar se kisha ndihmuar në dhënien e një asisti deri në momentin që dëgjova tifozët të festonin. U ktheva dhe pash Kejin që po festonte. Pash përsëritjen në ekran dhe kuptova se çfarë ndodhi. Mund ta shihni nga buzëqeshja ime që ishte thjesht e pabesueshme. Zhoze nuk kishte pse ta bënte atë. Ishte një gjest shumë i bukur prej tij që erdhi te mua. Më gëzoi ditën, ishte momenti më i bukur i jetës. E dua Totenhemin dhe ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë. Gjatë rrugës së kthimit në shtëpi, përdorja një elektrik në makinë për të përsëritur matematikën. Kisha një provim atë ditë, por rashë dakord me mësuesit që ta shtyja për ditën tjetër”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit