JOQ Albania
Home

U jepet lamtumira e fundit: Varrosen 2 vëllezërit kosovarë që vdiqën nga tërmeti
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 28/11/2019 14:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy vëllezërit që kanë humbur jetën në Durrës nga tërmetet, Isa dhe Shemsi Abazi, janë varrosur sot në Livoçin e Epërm të Gjilanit.

Ata u varrosën në varrezat e fshatit të tyre, në një ceremoni ku morën pjesë mijëra qytetarë, raporton JOQ Kosova.

Vlen të theksohet se dy të ndjerët po qëndronin në hotelin Tropikal në Durrës, i cili u rrënua tërësisht pas goditjes nga tërmeti i para dy ditësh.

Për familjen e tyre, shteti kosovar ka dhënë 20 mijë euro, ndërkaq edhe qytetarë të tjerë janë solidarizuar.

Ndryshe, deri më tani, janë raportuar mbi 40 të vdekur nga tërmeti i së martës.