JOQ Albania
Home

Policia gjermane nuk lejon diasporën kosovare të dërgojë ndihma në Shqipëri
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 28/11/2019 12:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka tri ditë që të gjithë shqiptarët anembanë botës janë solidarizuar me banorët e prekur nga tërmeti i së martës që goditi Shqipërinë.

Ndihma të shumta përveç qyteteve të ndryshme të Kosovës, u grumbulluan edhe në shtete të ndryshme, transmeton JOQ Kosova.

Edhe diaspora u mobilizua jashtëzakonisht shumë, ku përveç mjeteve financiare, ata mblodhën edhe ndihma të shumta, pako ushqimore e veshmbathje, për t’i nisur drejt Shqipërisë.

Por, përmes një njoftimi, kompania e autobusëve “Barileva”, ka bërë të ditur se policia gjermane nuk po lejon dërgimin e ndihmave për në shtetin shqiptar.

“Ju njoftomë se tubimi për grumbullimin e ndihmave për Shqipëri, në Ëorringer Platz 15, Düsseldorf, nuk do të mbahet për shkak se policia nuk lejon, çdo njoftim tietër nuk është zyrtar nga ana jonë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.