Shqipëria po kalon një moment të vështirë nga tërmetet, ç'ka ka sjellë viktima dhe probleme të shumta. Ky moment që po kalon vendi ynë, ka prekur botën e futbollit brenda dhe jashtë vendit.
Lazio ditën e djeshme njoftoi mbledhjen e fondeve për t’iu ardhur në ndihmë familjeve shqiptare të prekura nga tërmeti, teksa të njëjtën gjë ka bërë edhe një klub tjetër ditën e sotme.
Klubi grek i PAOK, ka dalë në mbështetje të personave të prekur në Shqipëri.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi grek njofton se ka marrë një nismë për të mbledhur ndihma, për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në këtë moment të vështirë.
Njoftimi i tyre: