JOQ Albania
Home

Hoxha kosovar Halil Kastrati niset drejt Shqipërisë me 30 tonë ndihma
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 27/11/2019 14:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Halil Kastrati është hoxha nga Prizreni që njihet si humanisti më i madh në Kosovë, pasi me organizatën e tij ka ndihmuar qindra të varfër për t’u bërë me shtëpi.

Ndërkaq, për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, Kastrati me organizatën e tij ka tubuar mbi 30 tonë ndihma, raporton JOQ Kosova.

Siç tregon ai, në këto ndihma përfshihen ushqime, veshmbathje, gjëra higjienike dhe gjëra të tjera që nevojiten.

“Vullnet i jashtezakonshem shume bizneseve dhe bamireseve qe te ndihmojne vellezerit tone ne Shqiperi. Jetimat e Ballkanit po nisen edhe sot drejt Durresit per te derguar ndihma te lloj llojshme. 30 tone ushqim, gjera higjienike, veshmbathje e shume gjesende tjera po i nisim tani vetem nga Shoqata Jetimat e Ballkanit. Detajet tjera me vone dhe diteve te ardheshme. Bamires Zoti kurr mos ju humbte”, ka shkruar hoxha Kastrati.

Ndërkohë, shqiptarët e Kosovës nga çdo qytet po vazhdojnë të ofrojnë ndihma të mëdha, duke nisur tonelata me ushqime e veshmbathje për në zonat e prekura.