JOQ Albania
Home

Kosovarët tregojnë sërish zemrën e madhe: Edhe sot po mblidhen ndihma për Shqipërinë, do të dërgohen gjatë gjithë ditës
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 27/11/2019 12:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tragjedia që goditi Shqipërinë, po ndjehet në lëkurë nga secili shqiptar i Kosovës, e për këtë po dalin në ndihmë parreshtur.

Derisa dje u dërguan mijëra pako ushqimore dhe gjëra për ta mundur të ftohtin, edhe sot ka vazhduar një aksion i tillë, raporton JOQ Kosova.

Në Prishtinë, Mitrovicë dhe qytete të tjera, që nga orët e mëngjesit, ka vazhduar aksioni i dhurimit të ndihmave. Organizatorët kanë thënë se gjatë ditës do të udhëtojnë disa herë për në Shqipëri për të dërguar ndihma.

“Ju falenderojmë të gjithëve që po i përgjigjeni ftesës sonë për ndihmë kaq bujarisht. Është e mahnitshme sa të fuqishëm janë shqiptarët e bashkuar. Duke e parë gjendjen nga afër, ju bëjmë thirrje që ta fokusoni ndihmën tuaj në produkte ushqimore sepse në këtë moment, ato janë më të nevojshmet në kampet ku po qëndrojnë motrat e vëllezërit tanë”, shkruajnë organizatorët në Prishtinë.

Ndërkohë, edhe në qytete të tjera janë krijuar pika grumbulluese, ku qytetarët po vazhdojnë të japin atë që kanë mundësi.