JOQ Albania
Home

Kosovari tregon zemërgjerësinë: Derisa shteti të bëjë zgjidhje, ofroj strehim për një familje 10 anëtarëshe nga Shqipëria
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 26/11/2019 11:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tragjedia që ka goditur Shqipërinë, ka treguar zemrat e mëdha të kosovarëve, të cilët nuk po rreshtin së ofruari ndihmë.

Pasi shteti dërgoi ushtrinë, tani kanë dalur individë që duan të ndihmojnë personalisht, raporton JOQ Kosova.

Blend Zymi, një qytetar nga Prishtina që merret me një biznes mesatar si përpunimi i mishit, ka hapur derën e shtëpisë për një familje nga Shqipëria. Ai ka thënë se do t’i strehojë ata derisa shteti shqiptar të bëjë zgjidhje.

“Derisa shteti shqiptar të bëjë zgjidhje për personat e prekur nga termeti, unë ofroj strehim për një familje nga Shqipëria deri në 10 anëtarë. Aq sa kom mundësi, bukë e kryp e zemër!”, ka shkruar Blend Zymi. Ai ka theksuar se ndihmë që iu është dhënë kosovarëve në kohë lufte, duhet të shpaguhet.

Ndërkaq, ai ka lënë një numër kontaktues, për të gjithë ata që kanë nevojë për një ndihmë të tillë. Blendi ka thënë se mund ta kontakojnë në Viber & ËhatsApp në numrin +38345123125.