JOQ Albania
Home

Tërmeti terrorizon edhe kosovarët, dolën rrugëve nga frika
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 26/11/2019 8:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa qytetarë të Fushë Kosovës kanë dalë jashtë banesave pasi një tërmet që ka goditur Shqipërinë është dëgjuar fort edhe në Kosovë.

Tërmeti i shkallës 6.3 të Rihterit, me epiqendër në Durrës, ka shkaktuar dridhje të tokës edhe në të gjitha qytetet e Kosovës.

Pas tërmetit tek qytetarët është shkaktuar panik dhe kanë filluar të qëndrojnë jashtë shtëpive, për shkak të frikës nga tërmetet tjera.

Sidoqoftë, situatë e rënduar po vazhdon në disa pjesë të Shqipërisë, ku njerëz të vdekur janë nxjerrë nga rrënojat dhe po dyshohet që ka akoma që nuk po gjenden.