Vendi ynë po kalon një moment tejet të vështirë pasi është goditur gjatë orëve të para të mëngjesit nga disa tërmete të fuqishme, duke shkaktuar viktima dhe të lënduar.
Të gjithë janë sensibilizuar me gjendjen aktuale që po kalon në këto momente i gjithë vendi ynë.
Nuk mbeten edhe personazhet e botës së sportit.
Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, në llogarinë e tij në Instagram shkruan:
“I shqetësuar dhe i hidhëruar nga tërmeti që ka goditur Shqipërinë dhe Shqiptarët. Vëllezër dhe Motra, ju ruajt Allahu i madhërishëm”.