Mauricio Pochettino është aktualisht një trajner i lirë pas shkarkimit nga stoli i Tottenhamit.
Ai u shkarkua gjatë javës së kaluar nga drejtuesit e ekipit, pas pesë vite e gjysmë nën drejtimin e londinezëve.
Tekniku argjentinas ka shumë oferta për t'u rikthyer në stol, por mesa duket, ai do të marrë pak kohë para se të arrijë marrëveshjen e ardhshme.
Skuadra si Real Madrid, Bayern Munich, Borussia Dortmund e Man Utd kërkojnë me ngulm shërbimet e tij, por ai nuk ka aspak ndërmend të nxitohet.
Mbetet të shihet se kur Pochettino do të vendos për të ardhmen e tij...