JOQ Albania
Home

Plasin komentet në Instagramin e “Zogut”: Do të mbajnë në ajër babushat e Peqinit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25/11/2019 16:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lajmi i përfundimit në polici të Hermes Nikaj, alias “Zogu i Tironës”, ka bërë xhiron e mediave ditët e fundit. Teksa kanë dalë detje në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij, nuk kanë munguar as komentet nga qytetarë të ndryshëm, në lidhje me këtë rast.

Ditën e sotme, në dëshminë e tij, Hermesi ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për ushtrim prostitucioni, pasi gjithçka është bërë me dëshirë dhe jo kundrejt forcës apo detyrimit. Madje, sipas tij, askush nuk kishte bërë asnjë gjë për para.

Por ka qenë një vajzë, e cila ka bërë me dije se është jetime, pasi i ka vdekur babai, ajo që ka nxjerrë zbuluar dhe ka folur në kundërshtim me deklaratat e Nikajt.

Në videon e fundit të publikuar nga Hermesi në Instagram, ku djaloshi duket duke festuar në shoqërinë e mikeshës së tij, Iva Aliko, qytetarë të shumtë kanë nisur komentet për Zogun. Ata komentojnë seksualitetin e djalit, ndërsa thonë se në burg Hermesin do ta përdorin “babushat”.

Komentuesit përmendin marrëdhëniet seksuale dhe e ofendojnë rëndë. Ka nga ata që me ironi i thonë se burgu është për burra.