JOQ Albania
Home

Reperi afrikan që jeton në Kosovë këndon shqip, publikon këngën “Pavarësia” për nder të 28 Nëntorit
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 25/11/2019 16:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“Pavarësia” titullohet kënga më e re për 28 Nëntor, e cila këndohet prej një reperi afrikan por e gjitha në shqip.

Artisti afrikano-shqiptar Cliqme, me këtë këngë ka befasuar shqiptarët dhe kosovarët në mbarë botën, teksa ka sjellë një projekt të ri muzikor, që i dedikohet pikërisht kombit dhe festës më të madhe të shqiptarëve.

Në fillim të spotit, ai mban edhe një fjalim, të cilin e thotë me një shqipe të rrjedhshme.

Cliqme është krenar për origjinën e tij por e do shumë Kosovën dhe këtë do t’ia bëjë të ditur të gjithëve.