JOQ Albania
Home

Keçapi kosovar i “ABI” del i prishur, qytetari: Do t’ua jepja fëmijëve, falë Zotit e vërejta
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 25/11/2019 15:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një kosovar kishte vendosur të blinte një keçap vendor të kompanisë “ABI” nga Prizreni, por i kishte rënë pishman.

Kur e hapi dhe u mundua t’ua jap fëmijëve për ta ngrënë, ai u shokua pasi keçapi ishte aq i prishur saqë nuk dilte fare, raporton JOQ Kosova.

Siç shihet në videon e dërguar nga qytetari, keçapi ishte ngurtësuar dhe dilte me vështirësi nga pakoja.

Ai ka thënë:

Kam shku mbramë në një market për të blerë disa artikuj ushqimorë. Kam blerë keqap e majonez dhe pasi e kom qel keqapin e ABI, kam vërejtur se nuk asht në rregull asht i prisht. Kam dasht t’i ja qes femive, por falë zotit që vërejta e nuk e hangrën."

Në Kosovë janë të shpeshta rastet kur produktet blihen në gjendje jo të mirë. I tillë kishte qenë edhe skandali i para disa muajsh, kur u kapen tonelata me mish të prishur.