JOQ Albania
Home

Vazhdon komedia në Kosovë: Vetëvendosjes i pranohet ankesa, anulohet 1 votë
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 25/11/2019 15:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për procedurat gjatë rinumërimit të fundit.


Ajo çka bie në sy, është se ky vendim ndryshon fatin e vetëm 1 fletëvotimi, raporton JOQ Kosova.

“PZAP ka vendosur që të pranojë pjesërisht të bazuar ankesën e Anr.514/2019 e datës 224.11.2019 e paraqitur nga subjekti Lëvizja Vetëvendosje, me ç’rast është urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – dhe QNR që 1 fletëvotim në vendvotimin 2704B/02R të vlerësohet i pavlefshëm dhe i njëjti të largohet nga rezultati përfundimtar i publikuar më 07.11.2019”, thuhet në vendim.

PZAP ka bërë të ditur, po ashtu, se është refuzuar si e pabazuar ankesa Anr.514/2019 e datës 24.11.2019 e paraqitur nga Vetëvendosje për shpalljen e një fletëvotimi të pavlefshëm.

Ndryshe, KQZ sot planifikoi të publikonte rezultatet pas rinumërimit, por një ankesë tjetër në Gjykatën Supreme e ka zgjatur këtë proces.

Vlen të theksohet se zgjedhjet janë mbajtur më 6 tetor. Tani po bëhen gati 2 muaj dhe procesi akoma nuk ka përfunduar.