Aventura e Jose Mourinhos te Tottenhami ka nisur në mënyrë perfekte, pasi portugezi mori fitoren e parë në drejtimin e "Spursave", duke fituar ndaj West Hamit në transfertë 2-3.
Megjithatë, mediat britanike zbulojnë se Mouinho ka pasur fat që është emëruar në stolin e londinezëve.
Kjo pasi Carlo Ancelotti mund të ishte trajneri i Tottenhamit në vend të tij. Drejtuesit anglezë e konsideronin “don” Carlon dhe ishin gati të futeshin në sulm për të, por u privuan nga kushtet aktuale të tij.
60-vjeçari ka një kontratë me Napolin dhe duhej që “Spursat” të paguanin një shifër të majme për ta rrëmbyer, pa harruar faktin se do të duhej të prisnin deri në janar për të firmosur me të.