Nuk kanë fund skenat e çuditshme në futbollin shqiptar, teksa një incident u regjistrua para pak minutash në sfidën që po luhet aktualisht mes Vllaznisë dhe Teutës.
Brenda harkut kohor të 15 minutave, u fikën 2 herë dritat në stadiumin “Loro Boriçi” çka ka sjellë një situatë kaotike në stadium.
Kaq mjaftoi që shkallët e “Loro Boriçit” ta shoqëronin errësirën me thirrjet “Rama ik”.
Kështu, pas rastit në stadiumin “Air Albania Arena” dhe pas rastit të djeshëm në stadiumin e Korçës, thirrjet “Rama ik” janë dëgjuar edhe sot në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Si duket, tifozët nga të gjitha qytetet e Shqipërisë nuk kanë ndërmend të ndalen...