JOQ Albania
Home

Shqiptarët e Kosovës “leksion” të hapur shqiptarëve për 28 Nëntorin, mbushin me flamuj kuqezi rrugën kryesore
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/11/2019 22:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria do të festojë në 28 Nëntor 107 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Kjo datë ndoshta është dita që shqiptarët ndihen më së shumti patriotë, por vetëm për të postuar në rrjete sociale, pasi numri i biletave të prera për të shkuar jashtë Shqipërisë në këtë datë  është tepër i madh.

Mirëpo, jo të gjithë e shprehin patriotizmin në rrjete sociale dhe duke u larguar, pasi disa shqiptarë të Kosovës kanë bërë me të vërtetë një gjest patriotikë.

Një grup qytetarësh nga Podujeva kanë vendosur flamuj kombëtarë shqiptarë në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Sipas disa fotove të mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA shihet se rruga është e mbushur me flamuj kuqezi, duke të dhënë pamjen e një atmosphere festimesh kombëtare.