JOQ Albania
Home

Zhduket 17-vjeçarja bashkë me të bijën, dyshimet e prindërve: Pas rrëmbimit fshihen familjarët e ish-burrit të saj
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 23/11/2019 21:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 17-vjeçare nga Fushë-Kosova së bashku me vajzën e saj janë rrëmbyer dhe prindërit e të resë kanë lëshuar alarmin.

Ata shprehet se vajza e tyre është  rrëmbyer nga familja e ish-burrit të saj, të cilët jetojnë në Shqipëri, konkretisht në qytetin e Durrësit.

Raportohet se 17-vjeçarja me iniciale Z.SH është zhdukur ditën e djeshme së bashku me të bijën dhe thuhet se kanë qenë disa persona që i kanë marrë.

Babai i vajzës, Arbi Shabani ka bërë shumë shpejt denoncimin, ku së bashku me gruan e tij dyshojnë se ish-burri i saj nga Durrësi fshihet pas kësaj ngjarjeje.

Raportohet se 17-vjeçarja është ndarë nga i shoqi pasi shkak janë bërë mospajtimet me familjen e tij.

Rasti i vajzës, që dyshohet të jetë rrëmbim është konfirmuar edhe në raportin 24 orësh të policisë.

Familjarët e saj kanë thënë për media se vajza e tyre së bashku me të bijën kanë kaluar kufirin me Shqipërinë, dhe nuk janë më në territorin e Kosovës.