Një vajze 27 vjeçare i ka kushtuar shumë konkurrimi në versionin rus të “Playboy”, për të cilin ajo bëri disa foto lakuriq. Por pasi këto foto u bënë publike, modelja Anna Anufrieva u shkarkua menjëherë nga puna në shtet me justifikimin se pjesëmarrja e saj në atë konkurs, i jepte vëmendje të pashëndetshme institucionit ku punonte.
Po ashtu, babai i saj nuk i flet më pas humbi punën dhe ajo u detyrua të shesë shtëpinë që kishte marrë me kredi.
E pastrehë dhe pa të dashur, Anna ka treguar se tani e ka të pamundur që të gjejë punë dhe familja nuk i flet. Mirëpo, ajo nuk është penduar që e dërgoi foton në këtë konkurs.