Një makinë ka përplasur motorrin e policisë vetëm pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.
Makina drejtohej nga një shofere femër ndërsa në motorr ndodheshin dy efektivë policie.
Motorri ka përfunduar poshtë rrotave të makinës e për pasojë një efektiv është plagosur në këmbë.
Sipas një video të mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA shihet se polici është duke çaluar dhe njëkohësisht duke debatuar me drejtuesen qe e përplasi.
Sipas qytetarit që ka dërguar videon, efektivi i policisë është dërguar në spital me një makinë të rastit.. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit por nga pamjet shihet se motori i policisë i ka prerë rrugën makinës.
Qytetari shkruan: