JOQ Albania
Home

Biznesmenët nuk po ngopen: 16 karburante të Kosovës fituan deri në 124%
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 22/11/2019 11:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Biznesmenët e aktivitetit më profitabil nuk po dinë të ngopen, pasi tani po konfirmohet se fitimet e tyre shkonin deri në përqindje enorme.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka konfirmuar sot se 16 kompani të karburanteve kishin fituar deri në 124% falë një marrëveshjeje mes tyre, raporton JOQ Kosova.

Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi, ka thënë se kanë hulumtuar këto 16 ndërmarrje në Kosovë që, sipas tij, dyshohej se kishin pasur marrëveshje.

“16 ndërmarrje që operojnë në treg dhe ky hetim ka marrë kohë deri tani dhe ende nuk është përfundimtar por kemi konstatuar se ndërmarrjet që kanë operuar në treg në periudhën janar tetor kanë pas një përfitim 9% ndërsa në muajt nëntor ka shkuar në 60% e në dhjetor fitimi ka shkuar në 124% vetëm për produktin naftë”, ka thënë ai.

Ndryshe, këtë vit ishte raportuar nga mediat se Kosova kishte çmimin më të lartë të karburanteve në rajon.