JOQ Albania
Home

Naftëtarët “pinin gjakun” e kosovarëve me pambuk: Konfirmohet se kishin marrëveshje për çmimin
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 21/11/2019 18:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në muajt e fundit të vitit 2018 çmimet e larta të naftës në vend patën nxitur reagime të shumta të qytetarëve. Dyshimet ishin se kompanitë që operojnë në vend, kishin lidhur një marrëveshje të fshehtë për të ngritur çmimet. Por, atë kohë shoqata e naftëtarëve arsyetohej se në Kosovë çmimet ishin më të ulëta se në rajon.

Zhurma që ishte bërë, shtyu Autoritetin Kosovar të Konkurrencës që të fillojë hetimet për dyshimet se kishte ekzistuar kjo marrëveshje. Hetimet kanë përfshirë 16 kompani, shkruan JOQ Kosova.

E se ka ekzistuar një marrëveshje e fshehtë po rezulton pas hetimeve disa mujore të bërë nga ky institucion.

“Komisioni i Autoritetit ka miratuar Njoftimin e Fakteve Paraprake të konstatuara gjatë procedures hetimore ndaj kompanive dhe ka ardhur në këto përfundime: A) Autoriteti Kosovar i Konkurrencës konstaton se në bazë të fakteve të gjetura gjatë procedurës hetimore, ndërmarrjet që operojnë me shitjen me pakicë të naftës nuk kanë refektuar në mënyrë individuale për çmimin e shitjes dhe fitimit bruto për muajt NËNTOR DHE DHJETOR TË VITIT 2018”, thuhet në përgjigje.

Tutje, theksohet se kjo do të thotë se kompanitë që janë në procedurë hetimore kanë pasur fitim gjatë këtyre muajve rreth 9%, derisa, gjatë muajit nëntor fitimi kishte qenë rritur në 60%. Në dhjetor ky fitim kishte shkuar në 120%.

“ Kjo do të thotë që kompanitë që janë në procedure hetimore, dyshohet se kanë pasur fitim prej rreth 9 % gjatë muajve janar-tetor 2018, kurse fitimi në muajin nëntor ka qenë në mesatare prej 60%. Në dhjetor, fitimi mesatarisht ka qenë 124%. Të njëjtat dyshime ekzistojnë edhe sa i përket shitjes me pakicë të benzinës. Më konkretisht, derisa fitimi për periudhën janar-tetor 2018 ka qenë 12%, në nëntor ka qene 108% kurse në dhjetor 135%”, thuhet në përgjigje.

Një litër naftë në Kosovë vitin e kaluar ishte paguar 1 euro e 21 cent, derisa ajo e benzinës kushtonte një cent më shumë.