JOQ Albania
Home

S’ka lidhje fare me Angelina Jolie, kjo është e dashura e re e Brad Pitt
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20/11/2019 16:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Divorci i bujshëm mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt solli mërzitje tek një numër i madh fansash. Ata gjithmonë kanë dashur ta shikojnë çiftin të bashkuar, por teksa për Jolie nuk është përfolur asnjë lidhje, Brad duket se ka shijuar lirinë e tij.

Për të është thënë se ka patur një romancë me emra nga Kate Hudson, Sienna Miller, Charlize Theron dhe deri te Neri Oxman apo Sat Hari Khalsa, por asgjë konkrete nuk është zbuluar.

Sëfundmi në Los Angeles po përflitet sëtepërmi për lidhjen e tij me aktoren Alia Shawkat. Të dy janë parë shpesh në praninë e njëri-tjetrit dhe mediat kanë raportuar përmes fotove afrimitetin e aktorëve.

Gjatë fundjavës, Shawkat dhe 55-vjeçari u panë duke marrë pjesë në Galerinë Wilding dhe gjithashtu në shfaqjen e komedianit Mike Birbiglia në Los Angeles, në tetor.

Deri tani Pitt dhe 30-vjeçarja nuk kanë konfirmuar dhe as mohuar asgjë, por duket se aktorët kanë shije të ngjashme në art dhe kulturë.