JOQ Albania
Home

Shteti kosovar i vërsulet sërish bixhozit, arreston 6 persona
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 20/11/2019 15:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia në bastisjen e lokaleve që janë zhvilluar lojëra të fatit ka konfiskuar, 30 TV, 17 shtëpiza kompjuteri, 2 telefona, 3 monitorë, disa bilten për baste, tiketa dhe dokumente të ndryshme relevante për rastin.

Siç njoftojnë ata, bastisjet janë realizuar pas urdhërit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori i Hetimeve, pas pranimit të disa informacioneve nga burime të sigurta, është angazhuar në terren për verifikim të informacioneve, përveç asaj janë ndërmarrë edhe veprimeve të tjera hetimore, me ç’rast është konfirmuar që në disa lokacione në Vushtrri janë duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, të cilat kohë më parë janë ndaluar me ligj. Me urdhër të Gjykatës Themelore Mitrovicë janë kontrolluar 6 lokale të ndryshme në të cilat ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit”, thonë Policia.

Ndërkohë, Policia bën të ditur edhe identitetet e personave të arrestuar, që ishin përgjegjës të këtyre lokaleve.

“Në vendngjarje janë arrestuar këta persona: I. M. lindur me 1959 m/sh/k, B. B. lindur me 1980 m/sh/k, G.P. lindur me 1990 m/sh/k, S.S. lindur me 1985 m/sh/k, F. I. lindur me 1968 m/sh/k, V. M. lindur me 1996 m/sh/k”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, personat e dyshuar të lartcekur janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit nga Mitrovica janë dërguar në mbajtje për 48 orë.