'Proçesi Sportiv' u hap mbrëmjen e djeshme me himnin kombëtar të kënduar nga tenori i njohur, Kastriot Tusha.
Menjëherë pas përfundimit të himnit, Tusha theksoi se ishte paksa i zhgënjyer, pasi priste ftesë nga Ardit Gjebrea për inaugurimin e stadiumit ‘Air Albania.”
Nga ana tjetër, moderatori Ed Manushi ka lëshuar një perlë të jashtëzakonshme mbrëmë, ku padiskutim gafa e tij po bën xhiron e rrjetit.
Ai e ka prezantuar Kastriot Tushën, si Kastriot Çaushi, ku bashkëprezantuesja Ilda Bejleri kapi menjëherë gabimin dhe u përpoq ta rregullojë me humor.
Kujtojmë që Kastriot Çaushi është aktor i njohur për publikun shqiptar.
Pas videos së famshme 'qante Naqiu pas qerres së qumështit', tanimë Manushi u rikthye sërish me perlat e tij, ku sërish shkriu së qeshuri publikun.