“Jam shtatzënë”/Gruas i hapin barkun, policët vënë duart në kokë nga ajo që gjejnë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.11.2019, 17:57

Agjentët e policisë kufitare në Argjentinë kanë vënë në pranga një grua, e cila auzoeht për trafikim lëndësh narkotike. Gruaja kishte fshehur në trupin e saj jo pak por plotë 4 kilogramë e gjysmë marijuanë, teksa pretendonte të ishte shtatzënë.

Gruaja kishte sistemuar mirë marijuanën në pjesën e barkut, për t'u dukur shtatzënë. Ajo ishte duke udhëtuar me autobus pranë kufirit me Kilin.

34-vjeçarja e dyshuar ishte duke ikur nga Mendoza në Santa Cruz të martën, teksa autobusi në të cilin po udhëtonte bashkë me të shoqin 36-vjeçar, u ndalua në një pikë të kontrollit kufitar.

Sipas raportimeve policore, agjentët argjentinas, të cilët hynë brenda në autobus, vunë re se nga barku i gruas varej një qese e zezë.

Ata zbritën gruan dhe të shoqin nga autobusi ndërsa gjatë një kontrolli të dytë, gruaja tha se ishte shtatzënë. Megjithatë, policët dyshuan pasi vunë re një lëvizje jo të zakontë në pjesën e barkut të 34 vjeçares.

Pasi e kontrolluan, oficerët vunë re se ajo nuk kishte bark shtatzënie, por diçka të ngjitur në vend të barkut. Ata zbuluan 15 pako me lëndë narkotike të mbështjella në qese plastike.

Burrë e grua do të mbahen në qeli teksa ndaj tyre do të zyrtarizohen akuzat e trafikut të lëndëve narkotike si dhe do të vijojnë hetimet.

***

Burim: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit