Ecja me llampë e dora në marsh, 9 zakonet e zeza që “po i bëjnë naftën” makinës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.11.2019, 17:25

Shumë drejtues automjetesh duket se me dëshirë injorojnë disa sjellje në drejtim që konsiderohen si të zakonshme por që në fakt dëmtojnë shumë automjetin.

Ecja gjithmonë me “të kuqe” – Zakoni i parë i keq është ai i të lënit të depozitës së makinës thuajse bosh, duke bërë kështu që mbetjet që depozitohen në fund të futen në qarkullimin e mjetit duke dëmtuar pompën e karburantit dhe filtrat.

Mbajtja e dorës mbi kokën e marshit të makinës – Pjesa më e madhe e personave që drejtojnë automjetin e kanë zakon të mbajnë njërën dorë në timon e tjetrën në levën e marshit. Ky pozicion në fakt vendos në rrezik funksionimin e saj dhe ushtron trysni mbi ingranazhet e ndërrimit të marshave. Këto ingranazhe janë projektuar për të hyrë në kontakt lehtësisht dhe mbajtja e dorës në levë ushtron presion mbi to e mund të sjellë dëmtimin e tyre.

Mbajtja e këmbës mbi freksion – Edhe lëshimi i këmbës në pedalin e freksionit është një sjellje pak a shumë e përhapur, por kjo nuk do të thotë se është veprim korrekt. Madje është krejtësisht e kundërta, sepse në këtë mënyrë rrezikohet dëmtimi i freksionit, duke sjellë nxehjen e tij.

Rritja e xhirove të motorit para se të nxehet – Kur ndizet motori i makinës, vaji nis qarkullimin. Por ka nevojë për kohë në mënyrë që të qarkullojë plotësisht. Nëse ndizet makina dhe nisemi menjëherë është njësoj si të zgjohemi nga një gjumë i thellë, të hapim sytë dhe të nisim menjëherë vrapimin 100 metra me pengesa. Kjo nuk do të ishte tamam një lëvizje e zgjuar. Ndaj, motori duhet lënë të punojë pak sekonda para se të nisemi.

Vonesa në kryerjen e shërbimeve – Shtyrja për nesër e shërbimeve që duhen bërë sot, sa i përket mirëmbajtjes së automjeteve, mund të të kushtojë edhe më shumë shtrenjtë. Akumulimi i lëngjeve mund të bllokojë tubat duke penguar vajin që të mbrojë motorin dhe mund të ketë pasoja katastrofike si për automjetin, ashtu edhe për portofolin. Pastaj, kur të ndërrosh vajin, është mirë gjithnjë që të ndërrohet edhe filtri bashkë me të.

Injorimi i dritave të kruskotit – Një pjesë e konsiderueshme e drejtuesve të mjeteve nuk e dijnë funksionin real të disa prej dritave që kanë në kruskotin e makinës dhe kanë tendencën që të injorojnë ndonjërën prej tyre kur ndizet. Nëse djegia e një llambe të vogël mund të mos përbëjë problem (edhe pse është e gabuar edhe kjo), ka disa të tjera që mund të jenë më shqetësuese dhe anashkalimi i tyre mund të të bëjë që të mbetesh në rrugë, shkruan Lexo.

Evitimi i frenave të dorës – Kush ka një makinë me kambio automatike shpeshherë tundohet ta lerë në modalitetit “parking” sa herë që ndalet, pa tërhequr frenat e dorës. Por ky zakon i keq sjell një trysni të panevojshme e të dëmshme mbi mekanizmat e automjetit dhe përdorimi i kësaj metode për një kohë të gjatë sjell dëmtimin e makinës.

Frenimi i vazhdueshëm – Përveçse është i rrezikshëm për shkaktim aksiedentesh, ngarja duke qendruar ngjitur me makinën para pa respektuar distancën e sigurisë, të detyron që të frenosh shpesh dhe në mënyrë të papritur. Kjo sjell jo vetëm mbinxehje, por edhe konsumin e frenave.

Ngatërrimi i marsheve – Mbajtja poshtë e xhirove të motorit lejon kursimin e karburantit, me kushtin që të jetë futur marshi i duhur. Nëse, përndryshe xhirot janë shumë më të larta se sa duhet kundrejt shpejtësisë së ulët, ato e sforcojnë kot motorin, me rrezikun për të dëmtuar testatën dhe cilindrin. Një marsh i papërshtatshëm e bën motorin që të “ulërasë”.

Risultato immagini per driving a car"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit