Siç dihet, infrastuktura në shumicën e stadiumeve shqiptare, është thuajse e shkatërruar. Mjafton të bjerë pak shi dhe fushat e stadiumeve kthehen në pishina ku zhvillimi normal i një ndeshje futbolli, është totalisht i pamundur.
Kjo ka ndodhur së fundmi në fushën stërvitore të Egnatias, ekip i Kategorisë së Parë. Stadiumi i rrogozhinasve u kthye në një "moçal" të vërtetë.
Nga ana tjetër, lojtarët shfrytëzuan momentin për të hequr sado pak stresin e ndeshjeve dhe kanë nisur të rëshkasin në fushën e mbushur me ujë, ndërkohë që pamjet kanë kaluar kufinjtë.
Faqja e njohur braziliane "Che Fatica La Vita Da Bomber" ka shpërndarë videon, e cila brenda pak minutash ka marrë mijëra shikime.