JOQ Albania
Home

I kualifikoi në Europian, por Spanja shkarkon papritur trajnerin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/11/2019 14:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme, Spanja mbylli me sukses eliminatoret në vendin e parë, pasi  26 pikë në 10 ndeshje, ndërkohë që drejtuesit e federatës, kanë menduar që të largojnë trajnerin Roberto Moreno dhe të rikthejnë në detyrë ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enriken.

Ky i fundit u tërhoq nga drejtimi i spanjollëve në muajin korrik, për shkak të një fatkeqësie, teksa vajza e tij u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Tashmë Enrike do të marrë vendin e Robert Morenos.

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, pavarësisht kualifikimit të Spanjës për turneun e verës së ardhshme, nuk deshi ta konfirmonte Robert Morenon, i cili para ndeshjes me Rumaninë ishte i bindur se do ta qëndronte në detyrë edhe gjatë finaleve të Europianit.