JOQ Albania
Home

Duka: Reja nuk duhej ta nënvlerësonte Andorrën, është koha për një trajner shqiptar në krye të Kombëtares
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/11/2019 9:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barazimi me Andorrën dhe humbja me Francën kanë zbehur jo pak entuziazmin në ambientin kuqezi. Pas ndeshjes me francezët, presidenti i FSHF-së, Armand Duka nuk e ka fshehur zhgënjimin.

Ai komentoi atmosferën dhe situatën e Kombëtares, teksa ishte i ftuar në emisionin “Pressing” të Gerti Çarçanit duke deklaruar se priste më shumë nga trajneri Reja në këto dy ndeshje.

Duka tha:

Rinovimi i Rejës? Nëse bëjmë bilancin e asaj kohe që ka punuar, peshorja është pozitivisht. Nuk dua të ngurroj të them, se në dy paraqitjet e fundit, ka përgjegjësi edhe trajneri. Me aq eksperiencë sa ka, nuk duhet të na lejonte ta nënvlerësonim Andorrën. Duhet ta motivonte ndryshe ekipin. Kjo nuk e çon peshoren në anën negative, por qëndroj te mendimi pozitiv, te para dy ndeshjet. Do ulem për të diskutuar të ardhmen me të. Patjetër që kam lëkundjet e mia në momente emocionale. Kur mbaron ndeshja pas një rezultati negativ, shkarkon jo vetëm Rejën, por çdokënd që ke përpara. E mira është që në ato momente të ftohesh, të shkosh në shtëpi, dhe të gjykosh më pas me ftohtësi. Do ulemi të diskutojmë për një kontratë të re, kontratë pozitive. Peshorja është pozitive, dhe do i propozojmë të vazhdojmë. Shpresoj të jetë lajmi ky."
Trajner shqiptar te kombëtarja? Sipas meje, është koha që një trajner të jetë shqiptar në krye të Kombëtares, por nuk i heq mundësinë asnjë kombësie tjetër. Kemi trajnerë shqiptarë të përgatitur, por teksa kemi filluar këtë projekt, nuk është profesionale ta ndërpresësh. Është më mirë që të jetë më i brendshëm, dhe ta njohë më mirë ekipin. Në afatshkurtër është e vështirë të marrësh rezultat. Edhe De Biazit iu desh kohë të marrë rezultat, të njohë mentalitetin, ekipin. Ky është koncepti im për trajnerët."