Komentatori i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, ka hedhur një tezë të re për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
I ftuar në emisionin "Pressing" në T7, Shakohoxha deklaroi se asgjë nuk e pengon Kosovën të ketë fanella me ngjyra kombëtare, kuq e zi.
Sipas komentatorit, edhe Shqipëria fanellat e treta i ka të bardha, ngjyrë e cila nuk i korrespondon aspak me ato të flamurit tonë kombëtar.
Ai tha:
Ndër të tjera Shakohoxha theksoi se shqiptarët duhet të mbështesin Kosovën për t'u kualifikuar në "Euro 2020".
Komentatori shtoi:
Kujtojmë që Kosova nuk mundi dot të kualifikohej për në "Euro 2020" në fazën në grupe, pasi u mposht nga çekët në Pragë me rezultatin 2-1.
Megjithatë, ëndrra për kualifikimin e "dardanëve" në kampionatin europian ende vazhdon, pasi dolën të parët në grupin e tyre në Ligën e Kombeve.
Ata do të ndeshen në muajin mars të vitit 2020 ndaj Maqedonisë në Play-Off e Ligës së Kombeve. Nëse mposhtin maqedonasit, "dardanët" do të luajnë me fituesin e ndeshjes Bjellorusi-Gjeorgji. Fituesi i kësaj sfide do të marrë pjesë në "Euro 2020".