Erkand Qerimaj na bën krenarë, fiton tre medalje argjendi në turneun ndërkombëtar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.11.2019, 18:23

Kampioni shqiptar në peshëngritje, Erkand Qerimaj, po vijon të marrë rezultate të shkëlqyera në turnetë ndërkombëtarë, ku merr pjesë.

Së fundmi, Qerimaj na ka bërë krenarë duke fituar 3 medalje argjendi në turneun ndërkombëtar "International Naim Suleymanglu".

Turneu në fjalë është kualifikues për lojërat olimpike "Tokyo 2020".

Peshëngritësi 31-vjeçar ka thyer edhe rekordin kombëtar në dygarësh, duke sjellë kështu rezultatin e tij më të mirë.

Ai ngriti 351 kg në dygarësh. Lajmi është bërë vetë i ditur nga Qerimaj, i cili përmes një statusi në llogarinë e tij në "Facebook", tregon mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe përkrahur në këtë mision.

Qerimaj uron që të gjithë shqiptaret të ndihen krenarë për arritjen e tij, pasi siç thekson dhe vetë, se pa përkrahjen e shqiptarëve, çdo gjë do të kishte qenë shumë më e vështirë për të.

Ai shkruan në "Facebook":

Ngrita 158 shkëputje dhe 193 në shtytje. Përzemërsisht falënderoj familjen time për mbështetjen , trajnerin tim Zef Kovaçi, Komitetin Olimpik dhe Federatën e peshëngritjes që mundësuan pjesëmarrjen në garat kualifikuese ! Mirënjohës shumë edhe për suportin e dhënë nga “Sport Klub Tirana” dhe “Muscle Gain Albania” ! Ngritja e flamurit për mua është një mision shumë i rëndësishëm dhe uroj me zemër të ndihen të gjithë shqiptarët krenarë për arritjen time që pa dashamirësinë dhe përkrahjen tuaj do ishte shumë më e vështirë."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit