Nuk e ftuan në stadium, shpërthen komentatori grek pro-serb: Qorrat e FSHF fshinë emrin tim

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.11.2019, 08:39

Shumë personazhe të njohur ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme për të parë në stadiumin e inauguruar me kullë, ndeshjen Shqipëri-Francë.

Tribuna VIP, ishte e mbushur me personazhe të sportit, medias, politikës e jo vetëm.

Në lidhje me këtë fakt, se nuk i ra në mend FSHF e nuk mori ftesë, komentatori Kosta Grillo ka publikuar një status në Facebook.

Ai ka shkruar:

Miqtë e mi, meqenëse kam komentuar më tepër se cilido komentator kombëtaren, e prisja një ftesë. Qorrat e FSHF e fshinë emrin tim.”

Deklarata e Kosta Grillos gjatë Kampionatit Botëror se bënte tifozllëk për Serbinë, ngjalli shumë polemika. Dikur pjesë e TVSH, ai u pushua nga puna nga kryeredaktori Pano Xhixho.

Ai njihet si komentatori grek pro-serb, që e ka ilustruar edhe me gjeste.

Kujtojmë këtu se pak kohë më parë, Grillo u fotografua me tre gishtat lart, simbolin e serbëve i krijuar me qëllime politike, kundër popujve joserbë të ish-Jugosllavisë. Pas kësaj Tifozët Kuq e Zi i dërguan një kërkesë Radio Televizionit Shqiptar, ku kërkuan t’i hiqet mundësia e komentimit të ndeshjeve të Kombëtares dhe jo vetëm, komentatorit Kosta Grillo.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit