JOQ Albania
Home

Meta tregon arsyen e fortë pse s’vajti në stadium për ndeshjen
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18/11/2019 8:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti Ilir Meta ka preferuar ta ndjekë nga shtëpia e tij dhe të mos shkojë në stadium për të parë përballjen mes Shqipërisë dhe Francës në stadiumin e ri.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Meta bën me dije se nuk është dakord me emrin e ri që ka marrë stadiumi për arsye komerciale.

Megjithatë, ai shton se në vijim do të shkojë në këtë stadium, të cilin do ta identifikojë përherë si "Qemal Stafa".

Kreu i Shtetit nuk ngeli pa bërë ironi edhe për ndonjë ide të pazakontë që mund t’i vijë dikujt për të ndërruar emrin e vendit, për arsye komerciale.

Postimi i plotë i Metës:

Të dashur tifoza Kuq e Zi!

Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm, duke treguar se tifozët më të mirë janë ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale!

Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: “Do shkojmë në Qemal Stafa!”

Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale. Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në “Qemal Stafa” për mëse shtatë dekada.