Kosova nuk ka arritur dot ta mbyllë si duhet aventurën në eleminatoret e Europianit. Ekipi Dardan ka humbur me shifrat 0-4 në përballjen historike kundër përfaqësueses angleze që u zhvillua në stadiumin e tejmbushur të “Fadil Vokrrit”.
Tre luanët arritën të shënonin në secilën pjesë, me golin e parë të dërguar në rrjetë në minutën e 32-të të takimit nga Winks që shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e dardanëve.
Ndërkohë goli i dytë erdhi në minutën e 79-të nga këmbët e Kanë, ndërsa 4 minuta më vonë do të ishte Rashford, i cili hyri në fushë në pjesën e dytë, që do të shënonte me qetësi në portën e Muriqit, duke trëfishuar kështu shifrat për ishullorët.
Por ndeshja nuk përfundoi këtu për këta të fundit, që do të dërgonin në shtesën e takimit për të 4-tën herë topin pas shpinës së portierit të Kosovës me anë talentit të Chelseas, Mount.
Tashmë, Shpresa e fundit për Kosovën për t’u kualifikuar për në Europian është Liga e Kombeve.
Në Mars, Kosova do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut, në rast se shkon në finale do të përballet me fituesin e çiftit Gjeoergji-Bjellorusi.
Duke parë perfomancën në këto eliminatore, Dardanët kanë shanse reale që të jenë ata fituesit e grupit ku bëjnë pjesë në Ligën e Kombeve dhe të sigurojnë biletën për në Europian