Kosova po luan në këto momente ndeshjen e fundit për kualifikueset e Euro 2020, atë kundër Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Atmosfera në Prishtinë para ndeshjes ka qen elektrizuese, kjo edhe për faktin se një kombëtare e madhe zbarkon në Kosovë.
Tifozë të shumtë anglezë janë parë në rrugët e Prishtinës shihen shumë të lumtur për mikpritjen që iu është bërë nga sosovarët, ku këndojnë dhe festojnë së bashku.
Nuk mungojnë as thumbat për Serbinë, teksa shihen tifozët anglezë dhe ata kosovarë, teksa këndojnë: “Serbinë e rrahim kudo.”