Cristiano Ronaldo është padyshim njeriu i rekordeve dhe duket se ato do të jenë akoma më të shumta deri në fundin e karrierës së tij.
Mbrëmjen e sotme, ai do ta nisë si titullar sfidën që Portugalia e tij e tij luan ndaj Luksemburgut në transfertë.
Kjo do të jetë një ndeshje mjaft e veçantë për Ronaldon, pasi portugezi do të tentojë të arrijë një rekord historik.
CR7 do të provojë të kapë kuotën e 100 golave me Kombëtaren, teksa deri tani ka 98 gola të shënuar.
Nëse shënon të paktën dy gola ditën e sotme, Ronaldo do të bëhej lojtari i dytë në histori që kap shifrën e 100 golave më Kombëtaren dhe i pari në Europë që bën diçka të tillë.
Rekordin e parë e mban iraniani Ali Daei, i cili e ka mbyllur karrierën me 109 gola me Iranin.