Sonte luhet në stadiumin e ri, ndeshja Shqipëri-Francë, e vlefshme për eleminatoret e Europianit "Euro 2020".
Interesimi për këtë sfidë ka qenë i jashtëzakonshëm, për shkak të inagurimit të stadiumit, por edhe për rëndësinë e kundërshtarit.
Bëhet me dije se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes dhe shkallët e stadiumit do jenë të gjitha të mbushura në kapacitetin maksimal prej 21.700 tifozësh.
Çmimet kanë qenë disi të kripura për këtë ndeshje dhe mësohet se nga shitja e biletave, FSHF ka përfituar plot 450 milionë lek të vjetra.