Në një artikull të fundit të publikuar në gazetën prestigjioze franceze L’Équipe shkruhet se Federata Shqiptare e Futbollit i kërkon 1500 € radiove franceze, kur ky komision nuk duhet të jetë më shumë se 1000 €.
Asnjë radio franceze nuk do jetë prezente në stadium, përpos RTL e cila do të jetë radioja e vetme që do të komentojë ndeshjen Shqipëri-Francë, pronë e grupit M6, partner i skuadrës franceze.
Në artikullin e publikuar nga prestigjiozja franceze shkruhet se ndeshja e bluve me Shqipërinë nuk do të komentohet nga asnjë radio për shkak se nuk u arrit marrëveshja financiare.
Pak ditë më parë, disa stacione radiosh franceze si Radio France, Europe 1, RMC dhe RFI morën një kërkesë financiare nga Federata Shqiptare e Futbollit për të drejtën e transmetimit live të ndeshjes Shqipëri-Francë këtë të diel, ndeshjen e fundit të EURO 2020 ku blutë janë të kualifikuar tashmë.
Zakonisht, radiot paguajnë tarifat e instalimit për linjat në stadium para përdorimit. Drejtuesit shqiptarë donin më shumë dhe kjo u pasqyrua në një e-mail lakonik me 3 rreshta të shkruar nga drejtori i marketingut të FSHF.
FSHF KËRKOI 1500 €
Vincent Rodriguez, drejtuesi i departamentit të sportit të Radio Francë shpjegon:
Drejtori i Sports Europe 1 u shpreh:
Në këtë çështje u përfshi edhe UEFA, por pa sukses. Ndeshja do të komentohet nga gazetarët nga Parisi.
Federata Franceze e Futbollit ka të drejtën ligjore të kërkojë përjashtimin e partnerëve të saj nga pagesat.
Burimi: lequipe.fr | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA