JOQ Albania
Home

Shqiptarja shpallet kampione në sportin e rëndë në Zvicër
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/11/2019 8:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Talentja e taiboksit në Zvicër, shqiptarja Verona Gjinaj dje është shpallur kampione e Zvicrës në Tajboks. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i saj, Tefik Bajrami, përmes nje postimi në rrjetin social Facebook.

Verona është nxënëse e shkollës së mesme në Kriens, Luzern, ndërsa është me prejardhje nga komuna e Gjakovës. Ajo flet disa gjuhë: shqip, gjermanisht, anglisht, kroatisht dhe pakëz spanjisht, përcjell albinfo.ch.

Njoftimi i trajnerit të Veronës është në gjuhë të huaj. Siç duket, kjo vajzë i ka bërë krenarë prindërit e jo vetëm.