JOQ Albania
Home

Moggi: Ibrahimoviç po rikthehet në Serinë A, por jo te Milani
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/11/2019 16:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasi mbylli aventurën në MLS me La Galaxy, Ibrahimoviç po rikthehet në Europë dhe ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë. Pavarësisht 38 viteve mbi supe, suedezi mbetet ende i preferuar në të gjitha kampionatet më të forta europiane.

Me shumë mundësi, ai do të vazhdojë në kampionatin italian, por mbetet ende mister klubi i ardhshëm.

Për të hedhur dritë mbi ekipin e ri të Zlatanit, ka menduar Luciano Moggi. Në një prononcim për "Calciomercato.it", ish-drejtori i përgjithshëm e Juves zbuloi detaje të reja.

Ai tha:

Ibra në janar do të kthehet në Itali. Kam biseduar me të dhe gruan e tij. Ajo është e dashuruar me Milanon, por besoj se Zlatan do të shkojë te Bologna. Aty do të ketë më pak presion dhe më shumë hapësira për t’u aktivizuar“.